BlackBerry pritet të lancojë së shpejti modelin e tij të ri Z30. Kompania ka prezantuar fotot e para dhe një video ku shfaqen disa nga specifikat e telefonit.
BlackBerry Z30 prite të lëshohet fillimisht në tregun amerikan, për tu përcjellë më pas edhe në vendet tjera, ku BlackBerry ka blerës potencial. Sipas informacioneve jo-zyrtare të
publikuara deri më tani thuhet se BlackBerry Z30 do të vijë me
ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç,
ekranin HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve si dhe procesorin dual core me 1.7GHz dhe 2GB RAM. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2013,
ora 18:13