BlackBerry punon për telefonin me procesor octa core
BlackBerry Q5
Kompania BlackBerry po punon për telefonin e ri të mençur me procesor octa core i cili pritet të prezantohet për publikun gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo pajisje do të ketë çipsetin Qualcomm Snapdragon MSM8994 me 8 bërthama, i cili funksionon në sistemin 64 bit por që mund të arrijë shpejtësinë e 2.5 GHz. Adhuruesit e telefonave të BlackBerry nuk do të kenë nevojë të presin për prezantim deri në vitin e ardhshëm, pasi spekulohet se kompania është duke punuar në procesorin quad core nën emrin e koduar Ontario me procesor Snapdragon 800. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori