“Ai hapi kamerën dhe po më filmonte”, Alesia Bami rrëfen mbrëmjen e sikletshme

Alesia Bami ka rrëfyer për një mbrëmje të sikletshme në një klub. Ish-velina, e cila tashmë është pjesë e “Procesi Sportiv” tregoi se herët fundit që doli ishte nën shoqërinë e shoqeve të saj.

Por ndërkohë një burrë aty hapi kamerën duke folur me një person në telefon dhe filmonte edhe Alesian për të treguar që ishin bashkë.

Ajo rrëfeu se u desh ndërhyrja e bodyguardëve për të larguar burrin.
Ndërsa u shpreh se pub-et nuk janë një ide e mirë për një person impulsive si ajo.

“Herën e fundit që isha në klub, isha me shoqet e mia, edhe dikush komplet i pirë me telefonin e tij po fliste me dikë në kamera dhe bënte sikur ishte me mua. Atë e larguan bodyguardët. Një njeri pak impulsive si puna ime, nuk do ishte mirë ta frekuentoja dhe aq shumë për shkak të tipit që kam,”– tha Alesia në “E diell”.


Shtuar 22.06.2020 21:08