BlackBerry po punon për një telefon të ri
BlackBerry pritet që të krijojë një telefon tjetër inteligjent me sistem Android. Mësohet se telefoni më i ri i krijuar nga BlackBerrydo të quhet "Vienna".

Ndryshe nga Priv, që ka një tastierë fizike të rrëshqitshme, Vienna duket si pajisjet tradicionale të BlackBerry-t, me tastierë fizike statike. Nga fotoja e publikuar nga sajti CrackBerry.com shihet telefoni në katër ngjyra: bardhë, blu, e zezë dhe e kuqe. Përveç karakteristikave të dukshme, nuk janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me këtë telefon. /albeu.com/

Shtuar më 14/11/2015, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori