E FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë
Bisedat në grup risia më e re në Twitter
Twitter përveç aplikacionit të mundësisë për publikimin të një fotoje, një status, të pëlqenim përmbajtje ti ndanim ato, të replikonim, tashmë na jep mundësin e ngarkimit të një video dhe bisedave në grup.

Zakonisht përdoruesit janë mësuar që të ndajnë foto dhe komente në Twitter, ndërsa shërbimi i videove i kalon gjërat në një nivel krejt tjetër.

Ndërkohë mundësia tjetër është të krijojnë grupe dhe të komunikojnë deri në 20 persona nga paneli i mesazheve direkte. Këta 20 individë jo medoemos duhet të jenë ndjekësa të njëri tjetrit. Në këto grupe bashkëbisedimi përdoruesit mund të dërgojnë cicërima, lidhje, foto, dhe emocione.

Aplikacionet e bashkëbisedave po “pushtojnë” botën, mbase për këtë Twitter po përpiqet ti japë mesazheve të rrjetit social një karakter të një aplikacioni bashkëbidimi siç ka bërë Facebook me aplikacionin Messenger. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori