Bing zgjeron pozicionin e tij nëpërmjet Facebook-ut
Bing, motori i kërkimit nga Microsoft, është duke zgjeruar pozicionin e tij nëpërmjet rekomandimeve që shpërndahen brenda rrjetit social Facebook, për tu dhënë përdoruesve diçka që nuk mund ta gjejnë në Google, motorin dominues të kërkimit.

Rezultatet e kërkimeve nga Bing do të ndryshojnë në varësi të faktit nëse personi që do të bëjë një kërkimin është futur në rrjetin shoqëror.

Bing po sjell një IQ ( kooeficient inteligjence) kolektive të ueb-it së bashku me
opinionet e njerëzve që ju i besoni më shumë, për të krijuar efektin që quhet "Friends Effect" (Ndikimi i miqve) në kërkim.

Bing gjithashtu ka në plan të shtojë edhe disa karakteristika të tjera dhe mjete që do të thellojnë lidhjet e tij me Facebook.
/albeu.com/
Shtuar më 17/05/2011, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori