Bien çmimet e veturave me naft në Gjermani, kushtojnë deri në 1000 euro
Gjermani ka rënë dukshëm çmimi i veturave me lëndë djegëse naftë.

Kjo ndodhi pasi që shteti ka vendosur që nga vjeshta që të mos lejojë këto vetura për shkak të emetimit të madh të gazrave, gjë që ndikon në ndotjen e mëtutjeshme të ambientit.

Një veturë Golf plus, tani atje kushton hiç më shumë se 2 mijë euro, ndërsa një Golf 4 vetëm 999 euro.

Nga vjeshta, makinat me këtë sistem të lëndës djegëse nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane.

Tre milionë automjete të tipit dizel janë parë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve.

Blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova.
Shtuar më 25/06/2020, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori