Everton kërkon transferimin e mesfushorit të Manchester Utd

Everton dëshiron të realizojë një goditje të madhe në këto orët e fundit të merkatos.

Blutë dëshirojnë të transferojnë holandezin e Manchester United, Donny Van de Beek.

Rangnick nuk i ofron atij minutat e dëshiruara apo një vend titullari, kështu që “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lejojnë të largohet.

I ardhur me shumë bujë nga Ajax, Van de Beek nuk ia arriti dot të shpërthejë me klubin anglez.

Everton me shumë ngjasa do të ketë si trajner të ri Frank Lampard, i cili është në bisedime për ta mbyllur këtë marrëveshje dhe dëshiron që dhurata e parë e legjendës së Chelsea-it të jetë pikërisht mesfushori holandez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.01.2022 15:24