Krah të dashurit, Bebe Rexha merr gjithë vëmendjen në dasmën e Paris Hilton (FOTO LAJM)

Paris Hilton i dha fund beqarisë një ditë më parë me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air. Në ceremoni morën pjesë yje të famshëm, mes së cilëve dhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.

Bebe tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj blu të gjatë, të cilin e kishte kombinuar me një gjerdan. Këngëtarja e hitit “Meant to be” u shoqërua nga i dashuri i saj, kinematografi Keyan Safyari, i cili ishte veshur një kostum të zi.


Shtuar 12.11.2021 10:19