BeoPlay H8 kufjet me wireless (FOTO LAJM)

Bang&Olufsen ka lançuar kufjet me wireless BeoPlay H8. Të ndërtuara nga lëkura dhe alumini, përdorimi i tyre të ofron një eksperiencë të re.

BeoPlay H8 janë kufje të ndërtuara nga lëkura dhe alumini, ato kanë opsionin e reduktimit të zhurmave dhe karakteristika të cilësisë së lartë të playback.

Gjithashtu kompania daneze ka aplikuar teknologjinë e njohjes së gishtit që kufjet mos të marrin komanda të gabuara, duke qënë se kufjet mund të vihen në kontakt dhe me objekte të tjera përveç dorës së përdoruesit.

B&O ka premtuar një kohëzgjatje baterie prej 30 orësh, ato janë shembulli perfekt i kufjeve që funksionojnë me ëireless, duke i marrë komandat me anë të prekjes. pritet që ato të dalin në treg në duke filluar nga muaji i ardhshëm kundrejt çmimit prej 500$. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori