BE përgatit ligjin për blerje online
Albeu.com
Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse një e treta e banorëve të shteteve anëtare të BE-së blejnë online, mirëpo vetëm 30 milionë prej tyre, në këtë mënyrë blejnë kur ndodhen jashtë shtetit të tyre. Për ta ndryshuar këtë shprehi, Komisioni Evropian planifikon hartimin e një ligji të veçantë, që do të mbulonte vetëm ketë problematikë.
Komisioni Evropian ka propozuar një mori rregulloresh që mbrojnë blerjen online, ndërsa kanë për qëllim që këtë blerje të bëjë më të sigurt, më të thjeshtë, dhe më tërheqëse për blerësit.

Në këtë mënyrë po ashtu mendohet të zgjerohet tregu i blerjes, dhe që konsumatorët mos të lidhen vetëm me shërbyesit e blerjes online në shtetin e tyre. Me një fjalë, në këtë mënyrë synohet të hiqen kufijtë dhe të rritet e gjithë e-tregtia brenda Bashkimit Evropian.

Rregulloret e propozuara definojnë qartë informatat për prodhimet e caktuara, çmimin e tyre, shpenzimet eventuale shtesë gjatë blerjes, mbrojtjen e konsumatorit në rast se shitësi nuk i furnizon me mallin e paguar, dhe shërbimin e kthimit të mallit, afatet e garantuara dhe të tjera.
Shtuar më 12/10/2008, ora 21:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori