BE do te kufizoje Facebookun dhe rrjetet tjera
Albeu.com
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do të rishikojë ligjet e vjetra për mbrojtjen e të dhënave nga viti 1995 për t’iu përshtatur epokës së re të informacionit.Ky paralajmërim është një lloj përgjigjeje ndaj deklaratave të themeluesit të rrjetit Facebook Mark Zuckerberg, sipas të cilës koncepti i privatësisë është bërë anakronizëm. Sekretarja evropiane për informacion, shoqëri dhe media Viviane Reding është përgjigjur duke thënë se janë të domosdoshme të krijohen rregulla bashkëkohore për sigurimin e privatësisë në faqet si Myspace, Twitter e Facebook.
Shtuar më 02/02/2010, ora 06:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori