Kombëtarja shqiptare luan mirë por mposhtet nga Çekia, Cikalleshi supergol (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare edhe pse zhvilloi një ndeshje të mirë përballë Çekisë doli e humbur, shkruan Albeu.com.

Kuqezinjtë u mposhtën 3-1 në transfertë. Vendasit zhbllokuan shifrat me Schick në minutën e 18′, ndërsa Cikalleshi me një supergol nga distanca barazoi shifrat në fund të pjesës së parë.

Por në pjesën e dytë kuqezinjtë pësuan 2 gola. Vendasit realizuan me Masopust 18′ dhe Celustka 89′. /albeu.com/


Shtuar 8.06.2021 22:08