Raphael Domjan, ideatori i Solar Stratos dhe grupi i tij i studiuesve kanë
prezantuar projektin e një monoplani dyvendësh, që vihet në lëvizje nga një motor elektrik prej 13.5 KW, i
ushqyer vetëm nga dielli.
Mjeti fluturues do të jetë 7.70
metra i gjatë, 20
metra i gjerë dhe në total do të peshojë rreth 350 kilogramë.
Avioni do të lëvizet nga një helikë e
ushqyer nga
energji e prodhuar nga 20
metra katrorë panele fotovoltazhi të vendosura tek krahët. Projekti në fjalë është
prezantuar në Muzeun e Ajrit dhe Hapësirës që po mbahet në Le Bourget, në hyrje të Parisit. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2014,
ora 13:44