Audi sjell modelin Audi Q7 (FOTO LAJM)

Audi prezanton modelin e ri Audi Q7, me një pamje më të “egër” në krahasim me modelet e kaluara të kompanisë gjermane. Audi Q7 do të vijë në disa versione motori si, 2.0 TFSI me 252 kuaj fuqi, 3.0 litër TFSI me 333 kuaj fuqi, 3.0 litër TDI me 218 kuaj fuqi, 3.0 litër TDI me 272 kuaj fuqi.

Përveç këtij audi do të lançojë dhe një model të ri hibrid 3.0 litër TDI me tetë shpejtësi, makinë e cila pritet të ketë 373 kuajfuqi dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për gjashtë sekonda. Shpejtësia maksimale e saj është 225 km/orë.

Ndërkohë nuk dihet se kur kjo makinë do të jetë gati për në treg. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori