Audi prezanton modelin e ri A8 (D5) (FOTO LAJM)

Audi A8 pritet të sjellë linjën e re të modelit A8 D5. Kjo do të jetë një model i cili do të ketë një dizajn ndryshe, do të jetë i pajisur me motorin 6.0-litër W12me kapacitet prej 585 kuaj fuqi, motorin 4.0-litër V8 i versionit S8 dhe me kapacitet prej 580 kuaj fuqi, motorin e ri dizel V6 me kapacitet prej 286 kuaj fuqi.

Modeli i ri po ashtu do të posedojë amortizatorët me ajër të modifikuar, sistemin Audi Drive Select të modifikuar, sistemin për lëvizje Quattro me të gjitha rrotat, marshin automatik me 8 shpejtësi.

Gjithashtu në ofertë do të jetë edhe një version me boshtin e rrotave më të zgjeruar dhe me më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori