Fituan titullin e 8 rradhazi, Flick: Unë vetëm mund t’i duartrokas

Intervistuar nga “SKY Sport Deutschland” , trajneri i Bayern Munich Hansi Flick komentoi fitoren e titullit:” Ka qenë një periudhë shumë pozitive. Ne e dimë që kemi një portier të klasit botëror si Neuer, i cili na shpëtoi me pritjet e tij fantastike ditën e sotme.

Por më duhet të uroj gjithë ekipin që luajti një futboll të nivelit të lartë, me një mentalitet fitues dhe me një dëshirë për të luftuar. Ky është një kombinim i përsosur që një menaxher mund t’i kërkojë ekipit.

Nuk kam asnjë kritikë që mund t’i bëj skuadrës, por thjesht mund t’i duartrokas të gjithë për mënyrën sesi u shprehen në fushë. Unë nuk fitova vetëm: është një fitore që i përket ekipit, stafit dhe klubit “, u shpreh Flick


Shtuar 17.06.2020 09:15