Audi A1 më në fund me tërheqjen Quattro (FOTO LAJM)

Audi A1
Audi A1
Audi njoftoi se më në fund vogëlushin e tij A1 do ta pajis me tërheqjen Quattro. Pra, sa i përket mekanikës ajo në pjesën më ta madhe është transferuar nga modelet A3 dhe TT, që do të thotë që A1 Quattro do të përdor hidraulikën e shumëfishtë, lidhjen e kontrolluar elektronike e cila është e vendosur nën diferencialin e përparmë e cila, sipas nevojës, përkatësisht kur rrotat e parme e humbin “fuqinë” adekuate, atëherë mundësohet transferimi i momentit rrotullues në boshtin e pasmë.

Audi për tani nuk njoftoi se me cilët motorë do ta pajis sistemin, por spekulohet se kjo veturë do të shërbejë si bazë për modelet e avancuara S1 dhe RS1, si edhe për Polo R dhe CrossPolo i cili me modelin A1 e ndanë platformën PQ25.
Shtuar më 23/01/2011, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori