Ate qe se beri Google e ben Zoho
Albeu.com
Zoho, nje sherbim i ri maili pas nje kohe te gjate te periudhes se proves (beta), me ne fund leshoi ne perdorim versionin final te ketij sherbimi.Karkteristika kryesore e ketij sherbimi eshte se e-mailiat do te mund te kontrollohen edhe nese jeni shkeputur nga interneti. Po si eshte e mundshme kjo?

Paraprakisht duhet te keni te instaluar modulin Google Gears ne browserin tuaj. Emailat qe vijne permes ketij moduli zbriten ne kompjuterin tuaj dhe me vone edhe nese nuk keni lidhje inerneti mund te lexohen.
Aktualisht kete sherbim nuk e ofron as Gmail, as Hotmail e as Yahoo. Ajo qe terheq vemendjen eshte fakti qe Zoho ofron kete sherbim duke perdore infrastrukturen e Google, nderkohe qe Gmail nuk e ofron kete.

Edhe pse aktualisht sherbimet e mailit kane arritur perfeksionimin dhe jane bere te shumte ne numer, duket se Zoho do zeje vend ne treg me cilesine, fleksibilitetin dhe thjeshtesine e sherbimeve qe do te ofroje. (Albeu.com)
Shtuar më 15/10/2008, ora 22:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori