Asus prezanton tabletin e ri ZenPad Z8 (FOTO LAJM)

Asusit së fundmi ka prezantuar tabletin më të ri të saj ZenPad Z8. Tableti ka ekran IPS 7.9 inç me rezolucion 2,048 x 1,536 piksela. Me procesor hexa-core Snapdragon 650 SoC që posedon edhe Adreno 510 GPU.

ZenPad Z8 ka 2GB RAM me hapësirë të brendshme prej 16GB, ndërsa ka edhe kamera, por jo e veçantë pasi është me sensor 2MP.

Përveç këtyre ai ka edhe USB Type-C për lidhje, 4G LTE, Wi-Fi a/c dhe Bluetooth, ndërsa peshon 320 gram. Bateria e tij mund të zgjasë deri në 13 orë.

ZenPad Z8 mund të porositet në Verizon për një çmim prej 249 dollarëve dhe pritet të dalë në treg më 23 qershor. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori