Asus Live vetëm 210 dollarë
Asus së fundmi ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të tij, Asus Live. Asus Live është një telefon që vjen me ekran prej 5 inç në IPS me rezolucion HD prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa telefoni është mundësuar nga procesori 1.3GHz quad core Mediatek MT6580.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, por aty është edhe porti për microSD për zgjerim të hapësirës.

Asus Live vjen me Android 5.1 Lollipop dhe përmban dy kamera, në front është kamera me 2MP dhe në anën e pasme është kamera me 8MP.

Pajisja është tani në dispozicion në Brazil për rreth 210 dollarë, dhe ende nuk ka detaje mbi kohën e zbarkimit në vende të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori