Aston Martin makinë elektrike me 1000 kuaj fuqi (FOTO LAJM)

Aston Martin po punon për të sjellë një linjë të re të modeleve të makinave, në versionin elektrik me 1000 kuaj fuqi.

Auto Express raporton kompania britanike, e ka modelin në fazën fillestare dhe në të do të jetë një bateri e madhe që do ta zëvendësojë zhurmën e mrekullueshme të motorit V12.

“Ky projekt ka lindur për qejf dhe për shkak të nevojave. Fuqia elektrike na jep performancën që ne e duam edhe pse nuk sjell zërin e motorit V12. Do të keni diçka që punon shumë mirë për një veturë luksoze – qetësi. Do të keni zero rrotullime”, ka thënë shefi ekzekutiv i Aston Martinit, Andy Palmer.

Akoma nuk dihet se kur ky model do të dalë në treg. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori