Skuka mbetet “dem” edhe për 3 vite, Partizani rinovon kontratën me sulmuesin

Sulmuesi Xhuliano Skuka do të jetë pjesë e Partizanit edhe për 3 vitet e ardhshme. Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se me ish-lojtarin e Dinamos ka arritur të rinovojë kontratën deri në vitin 2025.

Dibrani u bashkua me Partizanin në janarin e këtij viti nga Dinamo, teksa më herët ka luajtur me Korabin. Me kontratë deri në 2024, Skuka ka zgjatur edhe me një vit marrëveshjen.

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.

 


Shtuar 28.09.2022 12:39