Për herë të parë në Shqipëri, Samsung prezanton produktin më të ri, Smart TV, i cili ofron një gamë të gjërë risish nëpërmjet të cilave mund të lidheni edhe në internet. Ju fare thjesht mund të kërkoni për filma, dokumentarë apo edhe video të tjera nga interneti.
Duke përdorur teknologjinë e fundit dhe interaktivitetin në rrjetet sociale, SamsungSmart TV ofron mundësinë të flisni me miqtë tuaj dhe të ngarkoni fotografi me ta. SamsungSmart Tv, përveç mundësisë për të parë video të ndryshme që gjenden online, ofron edhe shumë shërbime unike.
Eventi i prezantimit të Smart TV në Shqipëri do të zhvillohet sot (12 Maj) në orën 18:00 në Hotel Sheraton në Tiranë dhe do të transmetohet me live streaming ekskluzivisht nga Albeu.com. Klikoni për të ndjekur transmetimin LIVE.