Arkeologët zbulojnë “Atlantidën braziliane”
Pjesë të një kontinenti të zhdukur rreth 100 milionë vjet më parë, janë gjetur nga arkeologët në Rio De Zhaneiro. Pjesët prej graniti janë gjetur kur ekipe të Shërbimit Gjeologjik Brazilian po bënin kërkime në shtatin e detit afër “Rio Grande Elevation”, një rajon sizmik që shtrihet në fundin e Oqeanit Atlantik.


Shkencëtarët deklarojnë se gurët që ata kanë gjetur janë pjesë e kontinentit të quajtur “Atlantida braziliane”. Gurët në fakt janë gjetur dy vjet më parë dhe që atëherë janë analizuar.

“Kjo mund të jetë Atlantida braziliane. Jemi pothuajse të bindur dhe do ta përforcojmë hipotezën tonë” u shpreh Roberto Ventura Santos, një drejtues nga Shërbimi Gjeologjik Brazilian.

Ekipi i shkencëtarëve nga Brazili dhe Japonia janë zhytur 6500 metra nën ujë për të studiuar “Rio Grande Elevation” dhe vazhdojnë të mbledhin objekte për të forcuar teorinë e tyre.
Shtuar më 08/05/2013, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori