Apple shet iPad e njemilionte ne muajin e pare
Albeu.com
Kritikët e kritikuan për mungesën e një kamere dhe “tastierës së shëmtuar me prekje ekrani”, por ai po provon të kundërtën me konsumatorët. Apple, i cili lëshoi kompjuterin pllakë (tablet) të tij të dorës në 3 Prill, njoftoi dje se ai kishte shitur më shumë se 1 milion iPad.Shitja e njëmiliontë ndodhi të premten. Deri tashti pronarët e rinj kanë shkarkuar më shumë se 12 milionë aplikacione nga dyqani i aplikacioneve Apple dhe 1.5 milionë libra elektronikë nga dyqani i tij i ri iBookstore.

Steve Jobs, bashkëthemelues dhe shefi ekzekutiv i Apple, tha se ritmi i shitjeve është dy herë më i shpejtë se 74 ditëshi që u desh për iPhone të arrinte këtë rekord.

Z. Jobs pranoi se kompania vazhdon të ketë probleme me furnizimin e produktit iPad dhe kjo mund të përkeqësohet kur produkti të dalë në shitje në mbarë botën në fund të këtij muaji.

Një anketim nga Maynard Um, një analist teknologjie në UBS, gjeti se 94 për qind e njerëzve që prisnin në radhë për një iPad të premten e shkuar nuk prisnin ta përdornin pllakën (tablet) si zëvendësim për kompjuterët e tjerë apo portativët.

Aksionet në Apple u rritën me 6.55$ në 267.66$, duke prekur kështu një lartësi të re.
Shtuar më 05/05/2010, ora 09:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori