Apple prezanton laptopin e ri "MacBook Pro" me Retina dhe Touch ID (VIDEO)

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook prezantoi ditën e djeshme produktin e ri të Apple, MacBook pro.

Përveç se është më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij, laptopi i gjeneratës së re përfshin edhe një shirit të ekranit me prekje mbi tastierë në vend të butonave tradicionalë.

I njohur si “Shiriti i prekjes” ekrani i ri e i hollë përshtat kontrollet në bazë të asaj se çfarë përdoruesi është duke punuar momentalisht. “Shiriti i prekjes” mund të përdoret për sugjerimin e fjalëve gjatë shkrimit.

E ndërsa disa njerëz e kanë lavdëruar këtë tipar të ri, shumë të tjerë janë duke e bërë pyetjen e njëjtë – pse Apple nuk e ka bërë të gjithë ekranin me prekje?

Apple pretendon se e ka shqyrtuar mundësinë e prodhimit të një MacBook-u me ekran me prekje para shumë vitesh, por ka konstatuar e nuk do të ishte i dobishëm. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2016, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori