Apple prezanton iPhone-t e rinj, dalin detajet e para
Për të gjithë ata që çmenden pas teknologjisë, Apple ka një lajm të mirë. Gjigandi teknologjik ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të nxjerrë në treg modelet e reja të iPhone.

Sipas ftesës së dërguar mediave të huaja, eventi i madh është planifikuar që të mbahet më 10 shtator, në teatrin “Steve Jobs” në Kaliforni.

Si gjithmonë, në ftesë nuk jepen detaje në lidhje me diskutimet që do të mbaheshin në eventin e rëndësishëm.

Por, duket se këtë herë do të ketë edhe një ndryshim në logon ikonë të Apple, e cila pritet të zbulohet vetëm më 10 shtator.

Raportohet gjithashtu se Apple pritet të nxjerrë në treg 3 iPhone të rinj, përfshirë dy Pro, të cilët do të zëvendësojnë iPhone XS dhe iPhone XS Max. Modelet e reja do të ketë risi në cilësinë e kamerës dhe videove.

Apple gjithashtu mund të japë detaje përfundimtare dhe çmimet për shërbimin e tij në TV, Apple TV +.

Në 7 vitet e fundit, Apple ka mbajtur konferenca për shtyp për të prezantuar iPhone-t e rinj, por këtë herë, gjërat do të jenë ndryshe. Jony Ive, një prej njerëzve më të rëndësishëm të kompanisë, mjeshtri i saj i dizajnit, nuk do të luajë një rol kryesor. Duket se pas 30 viteve ai do të largohet nga kompania.

Shtuar më 30/08/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori