A e keni dhënë urdhërin për vrasjen e 4 personave në 21 janar? Basha shpërthen në ofendime

Kreu i PD, Lulzim Basha është nervozuar pas pyetjes së bërë lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij përsa i përket vrasjes së 4 personave në protestën e 21 janarit të vitit 2011 kur ky i fundit ishte në postin e ministrit të Brendshëm.

Basha e cilësoi këtë si një pyetje ordinere ndërsa tha se për atë çështje kishte pasur hetime nga drejtësia.

Lidhur me akuzat e bëra, kreu i PD tha se ishin vetëm shpifje të bëra nga ish ministri, Arben Imami i cili e ka përmendur më parë këtë çështje duke shënjestruar Bashën si fajtorin kryesor.

Akuzat se ju keni dhënë urdhërin për vrasjn e 4 protestuesve në 21 janar

Lulzim Basha: Këto janë pyetje ordinere. E para ka patur një process hetimi ndjekje penale për 21 janarin, ky process ka rezultuar edhe në dënime. Nëse dikush ka dicka ndaj meje unë nuk fshihem dhe nuk i fshihem drejtësisë.

Nuk kam asgjë të re për të thënë. Kjo është një shpifje e ulët që vjen nga dikush që unë e kam njohur pesonalisht dhe kurrë nuk e imagjinoja se do binte në batakun e një mashtruesi ordiner. Nuk e di çfarë e ka detyruar të bëjë këtë koment.

Unë nuk kam asnjë gjë për të fshehur jam i hapur, nëse ai zotëria e ha turpin me bukë atëherë le ta hajë. Unë jam më i akuzuari gjatë qeverisjes së Berishës por kurrë nuk i jam fshehur drejtësisë. /albeu.com/

 


Shtuar 20.12.2021 22:24