Nxehen gjakrat në “T’ka mami yll”, trajneri i revoltuar nxjerr nga provat Mikelen: Dil jashtë

Dita e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, ka pasur shumë tension. Ka qenë grupi i trajner Frankos që është stërvitur dhe duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi një prej fëmijëve, Mikele ka deklaruar se një ushtrim e ka përsëritur disa herë dhe nuk ka dashur ta rikthejë sërish.

Kjo ka bërë që Franko të revoltohet dhe ta nxjerrë jashtë. Sipas trajnerit, fëmijët duhet t’i binden fjalës së tij, pasi janë ende në fillimet e karrierës së tyre. Franko ka theksuar se në sallën e baletit, rregullat janë primare dhe të gjithë duhet t’ju binden. /abcnews.al


Shtuar 21.10.2021 19:23