Apple prezanton edhe Apple Watch (FOTO LAJM)

Ja si duket Apple Watch
Pëlqej
Apple Watch
Apple prezanton edhe orën e shumëpritur Apple Watch. Ashtu iPhonee ri, edhe Apple Watch ka ekranin e bazuar në Retina.

Apple Watch do të jetë një orë shumë e personalizuar me qindra funksione.

Apple Watch për të funksionuar kërkon iPhone. Ai punon me iPhone 5, 5c, 5s, 6 dhe 6 Plus.

Çmimi i Apple Watch fillon nga $349 ndërsa do të dal në shitje nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Falë fotosensorëve, dritave vizive LED dhe infraredit, kjo orë do të mund të masë edhe pulsin.

Apple Watch është e ndërtuar me aluminium të pastër dhe ar 18-karat.

Apple Watch do të ketë një buton që quhet Digital Crown nga ku mund të kontrolloni orën dhe të navigoni mes aplikacioneve të shumta.

Një prej aplikcaioneve, psh. "The Workout" tregon në kohë reale statistika për kaloritë, orën dhe distancën gjatë kohës që ju ecni, vraponi apo bëni diçka tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori