Apple pranon se iPhone 4S ka probleme me baterinë
iPhone 4S
Apple ka pranuar se ka një problem në baterinë e modelit të fundit të telefonit të prodhuar prej saj. iPhone 4S sipas Apple nuk i funksionin siç duhet bateria pasi ka një problem në sistemin e operimit iOS 5 e cila ka infektuar mekanizmat baterisë.

Kompania ka bërë të ditur se në javët e ardhshme do të gjejë zgjidhjen për këtë problem. “Kemi zbuluar kleçkën që dëmton baterinë dhe do të nxjerrim një program për rregullimin e këtij problemi brenda pak javësh”, thuhet në komunikatën e Apple.

Në forume dhe rrjete sociale blerës të iPhone 4S janë ankuar se bateria e telefonit shkarkohet shumë shpejt.

Pavarësisht ankesave Apple ka bërë me dije se deri tani ka shitur më shumë se 4 milion telefona të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori