Po flitet për largim, reagon CR7: Suksesi ndodh kur ëndrrat tuaja janë më të mëdha se justifikimet (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Torino në fund të sezonit, nëse skuadra e Juventusit dështon të futet në  Champions League.

Sipas ‘Tuttosport’, Ronaldo mund të largohet nga Juve me dy skuadra favorite për të firmosur me të: Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Në një reagim në rrjetet  sociale  ai tha  se sukseset ndodhin kur ke ëndrra të mëdha.

“Suksesi ndodh kur ëndrrat tuaja janë më të mëdha se justifikimet tuaja”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Ndërkohë,  Ronaldo në Serie A këtë sezon ka shënuar 25 gola dhe dhe asistime.


Shtuar 27.04.2021 12:45