‘Apple’, marka numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar
Apple
KompaniaApple’, ka spostuar firmat prestigjoze britanike duke u kthyer në markën numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Molla e kafshuar’ ka rezultuar më e preferuara në një sondazh që vlerëson gjigandët e internetit.


Në vend të dytë është renditur YouTube, ndërsa në të tretin, shërbimi më i klikuar ka qenë ai i shtëpisë së automjeteve të bëra të famshme nga James Bond, ‘Aston Martin’.

Në vendin e katërt figuron rrjeti social Twitter, ndërsa në të pestin Google. Për shërbimin iPlayer të BBC ka qenë ‘i lirë’ vetëm vendi i gjashtë. Në vendin e shtatë rezulton festivali i muzikës së Glastonbury, në të tetin ‘Virgin Atlantic’ e Richard Branson, të ndjekur nga kompania ‘Bang & Olufsen’ dhe magazina ‘Liberty’, dikur një krenari britanike dhe sot e qeverisur nga sipërmarrës italianë. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori