“Kemi kaluar në fazën tjetër”, Berisha jep udhëzimet në Këshillin Kombëtar: Duhet të punojmë nga mëngjesi deri në darkë për fitoren e zgjedhjeve

Kreu i PD-së Sali Berisha, në mbledhjen e këshillit kombëtar ka njoftuar se tashmë PD ka kaluar në fazën tjetër dhe ajo që duhet bërë është punë nga mëngjesi deri në darkë, për të fituar zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Tani kërkohet një fazë tjetër, në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren në zgjedhjet lokale. Kandidatët tanë duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultate të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresë, veprimtaritë e evolucionit tonë.

Revolucioni i ‘90 nuk u ndërpre, ia arriti qëllimit,. Askush nuk mund të mendojë se revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese elektorale, jo dhe jo. Por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhja, zgjidhja janë kur kombinohen me revolucionin. Nuk duhet të dekurajohemi, të mos mendoni për asnjë çast të tërhiqemi”, tha Berisha./albeu.com