A do qëndrojë Messi te PSG?

Mediat në Francë në vazhdimësi po kritikojnë lojën e 7 herë fituesit të Topit të Artë.

Raportimet e tyre, duket se nuk po ndikojnë te Messi, që sipas Le Parisien është i vendosur të qëndrojë edhe më tej.

Argjentinasi madje lidhet edhe me një rikthim në Camp Nou në verën e këtij viti, e vështirë se mund të realizohet një operacion i tillë.

Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së së paku deri në vitin 2023, aq edhe sa ka kontratë me klubin. /albeu.com/


Shtuar 1.03.2022 11:14

Tags: ,