Apple dhe Samsung zotërojnë 81% të industrisë së telefonave
Apple zotëron 52% të tregut të industrisë së telefonave të zgjuar. Kompania gjigande është në garë të fortë me Samsung pasi, vetë këto dy kompani kanë 81% të tregut raporton revista e mirënjohur “Forbes”.

Vetëm për muajin dhjetor, Apple pret që të shesë 29 milion telefona duke vendosur kështu një rekord.

Përveç garës në shitje prej kohësh dy kompanitë po zhvillojnë edhe një garë ligjore mes tyre pasi pretendojnë se kanë ndërhyrë tek patentat e njëra-tjetrës. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori