Apple nuk ndalet, gati iTV-ja (FOTO-LAJM)

Pas iPhonëve dhe tableteve, “Apple” po mendon të prodhojë në të ardhmen edhe iTV, një televizor inteligjent. Bëhet fjalë për dy ekrane prej 65 dhe 55 polësh. Fatura do të jetë paksa e kripur, nga 1.500 deri në 2.500 dollarë.

“Bëhet fjalë për një monitor inteligjent. “Apple” ka ndërmend të çlirohet nga vartësia ndaj kabllove dhe sintonizuesve, të cilëve u nënshtrohen modelet aktuale që janë në treg”, ka deklaruar Ishino.

Sipas tij, ekrani do të jetë me kristal të lëngshëm dhe mund t’i besohet kompanisë “LG”, ndërkohë që “Samsung” dhe “Corning” do të merren me elaborimin grafik dhe pajisjen me Gorilla Glass 3. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2013, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori