Dokumenti: Edhe Maqedonia përmendet tek marrëveshja Kosovë-Serbi (FOTO LAJM)

Marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar në Uashington nga kryeministri kosovar Avdilla Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përveç raporteve mes dy vendeve, prek edhe disa çështje rajonale.

Mes tjerash, në Marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen të bëhen pjesë e “mini Shengenit” Ballkanik bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Poashtu dy vendet dakordohen të ndërtojnë autostradë deri te një port detar në Adriatik (me gjasë në Durrës). Marrëveshjen e plotë në gjuhën angleze e keni më poshtë.


Shtuar 4.09.2020 17:43