Apex Legends sfidon Fortnite
Fortnite dukej e pamposhtur, deri më tani kur Apex Legends ka marrë popullaritet të madh dhe duket se njerëzit nuk po e humbin interesin në të.

Pas vetëm tri ditësh, Apex Legends arriti dhjetë milionë lojtarë, shifër të cilën Fortnite e arriti për dy javë, transmeton Telegrafi. Tani, pas një muaji, lojtarët po vazhdojnë ta kërkojnë këtë video-lojë.

Llogaria e Apex Legends në Twitter, ka bërë të ditur, se kjo lojë ka grumbulluar 50 milionë lojtarë brenda një muaji, gjë që është e mahnitshme. Në anën tjetër, shifrën prej 50 milionë lojtarësh, Fortnite iu desh ta arrinte për tre muaj, bazuar në të dhënat e PC Gamer.

Sigurisht se Apex Legends, ka edhe shumë hapësirë për të përmbushur. Fortnite, ka më se 200 milionë lojëtarë, që është shifër enorme, që i bie se është numër më i madh se popullata e Meksikës ose e Rusisë.

Prandaj Epic Game, krijuesit e Fortnite nuk janë aq të merakosur, për arritjet e Apex Legends deri më tani. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori