Antivirusi Avast sjell versionin 6
Një prej antiviruseve gratis më të mirë, Avast, tani vjen në versionin e ri 6. Mes tjerash, sjell edhe dy përmirësime më të rëndësishme. I pari është Sandbox, opsioni në kuadër të të cilit Avasti automatikisht identifikon aplikacionet e dyshimta, dhe ia tërheq vërejtjen shfrytëzuesit që t’i ekzekutojë në një ambient të izoluar (brenda instancës së virtualizuar) në kuadër të të cilit pamundësohet interaksioni me pjesën tjetër të sistemit që do të mund të sillte infektimin.

Opsioni tjetër u jep rejting faqeve të Internetit sa i përket sigurisë së tyre.
Versioni 6.0 për herë të parë sjell edhe përkrahjen për versionet 64-bitëshe të Windows 7 dhe Vista, ndërsa versioni për XP mbetet vetëm në 32-bit. Nëse dikush përcaktohet për versionin profesional të Avastit, për dallim prej versionit gratis, kushton 35 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2011, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori