Angry Birds bëhet film, ja traileri (VIDEO)
Loja e famshme e kompanisë Rovio, Angry Birds, e krijuar në dhjetor të 2009, është bërë edhe film. Filmi do të shfaqet në kinema në mars të 2016-ës. Ka kohë që flitet për këtë film, dhe më në fund është publikuar traileri i tij.

Pjesë e kastës së aktorëve do të jenë emra të mëdhenj të kinematografisë, si Peter Dinklage, Bill Hader, Josh Gad dhe Maya Rudolph, transmeton krokodili.com.

Kompania shpreson që të ardhurat nga ky film ta ndihmojnë të rimëkëmbet, pasi ka pasur një rënie të ndjeshme të të ardhurave këto kohët e fundit.

mars të këtij viti, kompania zbuloi se fitimet kanë rënë me 73%, prandaj vendosi që të shkurtojë nga puna 16% të punonjësve.
Shtuar më 24/09/2015, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori