Loja Angry Birds e realizuar nga kompania Finlandeze
Rovio është luajtur nga 130
milion njerëz çdo muaj. Të dhënat janë bërë të ditura nga Andrew Stalbow, drejtori i
Rovio në SHBA gjatë samitit të mbajtur në San Françisko.
Loja ka arritur një sukses të vërtet pasi deri tani ka marrë 400
milion shkarkime.
Lidhur me lojën
Angry Birds ose siç mund të thuhet në shqip “Zogjtë e inatosur” pritet të realizohet edhe një film. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2011,
ora 19:44