Android po e ha "mollën"
Kush është më i mirë Android apo iPhone? Beteja vazhdon në treg por edhe te përdoruesit e shumtë të telefonave smartphone.

Motorola Atrix HD dhe Droid Razr M kanë rezultuar si telefonat më të përdorur në tregin botëror, ndërsa iPhone 5 ka zënë vendin e pestë.

Kjo do të thotë se pajisjet Android janë duke u shitur më shumë se sa iPhone, shkruan krokodili.com.

Sipas informacioneve, konsumatorët janë më të kënaqur me pajisjet e tyre që bazohen në platformën mobile të Google.

Studimi është shtrirë në 94.000 përdorues të telefonave smart në tregun amerikan, dhe ka rezultuar se iPhone 5 renditet i pesti, pas katër rivalëve që bazohen në sistemin Android.

“Edhe pse Apple ka krijuar njërën nga pajisjet më të zhvilluara, rivalët e tjerë duket se kanë pushtuar tregun me modelet e telefonave smart Android. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori