Amazon duket se ka në plan të hedhë në treg një tabletë hyrëse të koduar me emrin Coyote, e cila do të bazohet në Nvidia
Tegra 2, dhe para fundit të vitit do të shfaqet me një tjetër tabletë më të fuqishme, e cila do të mbajë emrin
Hollywood.
Thuhet se
Hollywood do të ketë një sistem quad core në mikroprocesor, dhe Nvidia T30 "Kal-El", e cila premton përmirësime në shpejtësi tek
Tegra 2 deri në 500 për qind.
Edhe pse akoma nuk ka detaje mbi platformën sofware që do të përdoret apo madhësinë e ekranit, është e mundshme që
Amazon të nisë një produkt familjar të bazuar në Android, që nënkupton një numër të ndryshëm të madhësive të ekranit.
Besohet se
Amazon do të sjellë një gamë bindëse të produkteve, të cilat do të krahasohen me produktet e
Apple, me katër pajisje si një media player, telefon të mençur, një tabletë dhe një media center, që i korrespondojnë respektivisht produkteve të
Apple si iPod Touch, iPhone, iPad dhe
Apple TV.
Amazon ka qënë duke mbledhur në heshtje të gjitha pjesët e nevojshme për të konkurruar me
Apple në tregun elektronik të konsumit, pavarësisht se të dyja kompanitë janë akoma partnere strategjike. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2011,
ora 10:00