Basha “vë në sedër” demokratët: Qëndrojmë të bashkuar kundër Ramës!

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha, njëkohësisht kandidat në zgjedhjet brenda PD-së, ka bërë një postim ku shkruan se gara e PD-së është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga kryeministri Rama.
“Kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.
Përgjigja jonë do të jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do të fitojmë!”-shkruan Basha në rrjetin social Facebook.


Shtuar 3.06.2021 22:34