Gazetarja zbulon detaje të reja nga ekzekutimi: Ruhej nga të afërmit

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ekzekutimin mafioz të biznesmenit Kastriot Reçi, duke dhënë edhe disa detaje të reja nga ngjarja.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se biznesmeni i kishte shumë të rralla lëvizjet, teksa thekson se ai ruhej gjatë gjithë kohës nga të afërt të tij.

Gazetarja tregon edhe se çfarë është gjetur në vendin nga ku ka qëlluar snajperisti, ndërsa shton se ai ka hequr edhe rrobat e tij dhe i ka hedhur poshtë një ure aty afër.

“Kastriot Reçi i kishte shumë të rralla lëvizjet. Ishte i ruajtur, nga njerëz të afërt të tij ndaj dhe është bërë një atentat i tillë. Në banesë është një kanotiere e grisur, një pako me kikirik dhe planimetria e apartamentit e shkruar në gjuhë të huaj.

Mënyra se si ngjitesh dhe gjithë planimetria është në gjuhë të huaj. Më pas autori e ka hedhur armën e krimit disa metra larg vendit ku qëndronte. Ka hequr rrobat dhe i ka hedhur poshtë urës tek tregu i fruta perimeve”, tha ajo.

Gazetarja deklaroi gjithashtu se vëllai i biznesmenit punonte në Policinë e Shtetit dhe ka qenë shofer i një prej zyrtarëve më të lartë të këtij institucioni.


Shtuar 9.01.2020 21:56