Acer sjell laptopin Chromebook 15 inç
Acer sjell laptopin më të madh në botë Chromebook 15 inç. Laptopi ka një ekran 15.6 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikselë dhe me batëri që zgjat 8 orë përdorim.

Pajisja e re e Acer-it ofron rezolucionin 1366 x 768 pikselë si dhe hapësira e brendshme vjen në dy versione, me 16GB ose 32GB, ndërsa RAM është 2GB ose 4GB.

Chromebook 15 do të ketë gjithashtu gjeneratën e pestë të procesorit Core i3 ose Celeron të Intel-it. Meqë ekrani i tij është shumë i madh, ai peshon edhe shumë, gati 2.2 kg, ndërkohë laptopi ka edhe porta për USB 3.0, USB 2.0 dhe HDMI, si dhe një kartë lexuese SD. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori