Aksident tragjik në Kosovë: Humbin jetën dy gra, plagosen 3 fëmijë

Një aksident I rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korroticë të Ulët të Drenasit, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për lajmi.net se dy nga gjashtë personat, e lënduar që ishin dërguar në spital, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë.

“Vdekjen e viktimave L.P (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th (femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara. Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu raportohet se kanë mbetur të lënduar kanë mbetur edhe 3 fëmijë të moshës 8,10 dhe 17 vjeç.

Nga QKMF në Drenas kanë treguar po ashtu se të lënduar kanë mbetur edhe dy burra, jashtë rrezikut për jetë.

.


Shtuar 23.05.2021 18:41