A është ky Samsung Galaxy A5?
Pëlqej
Pas debutimit të Galaxy Alpha, kompania ka bërë të ditur se do të prezantojë disa pajisje të dizajnuara në mënyrë të ngjashme brenda serisë A.

Pasi Samsung më në fund shtoi pak metal në botën e tij të vogël, njerëzit filluan të kenë më shumë vëmendje tek kompania Koreane me shpresën se metali do të gjejë rrugën e saj në pajisje të tjera përveç modeleve Alpha.

Si duket në bazë të fotografive, të cilat i ka siguruar uebfaqja "SamMobile", seria A është e përbërë krejtësisht nga llojet të ndryshme të materialit.

Galaxy A5 do të jetë modeli i klasës së mesme i bërë nga një material që nuk është metali, por që do të jetë i ftohtë në prekje. Fjala është për ndjenjën të cilën e ofron metali, por këtë herë nuk do të jetë metalike.

Eshtë shumë e mundshme që Samsung ka krijuar një material që jep përshtypje të tillë, por edhe me një çmim shumë më të përballueshëm.

Modeli A5 do të ketë një ekran 5-inç HD Super AMOLED, Snapdragon 400, 16GB memorie të brendshme dhe hapësirë për çipin microSD. Po ashtu do të posedojë kamerën e prapme prej 13 megapiksela dhe kamerën e përparme prej 5 megapiksela.
Shtuar më 21/09/2014, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori